Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe konfliktuoze që dëshmon për krizën e saj të thellë të brendshme. Ai shtoi:
“Ky manifestim arrogance dhe retorika militante që është kthyer në përditshmëri të BDI-së flet vetëm për një gjë: kjo parti është e kapur. Kjo parti është e korruptuar. Kjo parti është e mbaruar!”
Mexhiti vlerësoi se këto qëndrime janë dëshmi e një partie që po lufton për të mbijetuar politikisht.