Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti ka dhënë një lajm të mirë për pensionistët që ka të bëjë me rritjen e pensioneve informon Tetovasot.

Më shumë dinjitet për pensionistët, kështu ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë i Mexhitit:

Nga marsi 2025, mbi 300.000 pensionistë do të përfitojnë rritjen e premtuar prej 5.000 denarësh brenda një viti. Kjo rritje, e mundësuar nga ndryshimet ligjore të shtatorit 2024, reflekton përkushtimin tonë për të garantuar një jetë më dinjitoze dhe të sigurt për pensionistët.

Protestat dhe kërkesat e tyre ishin një thirrje e drejtë, dhe ne e kemi dëgjuar atë. Dhe, nuk mbaron këtu me kaq. Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim hapa konkretë për një të ardhme më të mirë për të gjithë!

Urime!