Mickoski: Rikonstruimi i rrugës Katllanovë – Gradmanci lidh dy vendbanime në komunën e Petrovecit, vazhdojmë të ndërtojmë
Për mua gjithmonë është nder, kënaqësi dhe sfidë të jem pjesë e ngjarjeve të tilla kur bëhet diçka e re, diçka që u nevojitet qytetarëve dhe që përmirëson kushtet për jetë.
Sot jemi këtu për këtë projekt, për këtë rrugë që do të lidhë dy vendbanime në Komunën e Petrovecit, që këtu shkojmë në vendin ku praktikisht po rikonstruktohet dhe zgjerohet kapaciteti i kopshtit të fëmijëve dhe dëgjuat nga kryetari i komunës që më nuk do të ketë lista pritjeje. Kështu që, të gjitha ato probleme që ekzistonin në të kaluarën po përpiqemi t’i zgjidhim, nuk mund të bëhet gjithçka menjëherë, por hap pas hapi, ngadalë por sigurt, po përfundojnë projektet dhe po zgjidhen problemet, dëgjuat nga kryetari i komunës që në thirrjen e ardhshme, të cilën do ta shpallë Qeveria përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, projektet me vlerë prej 1.200.000 deri në 1.300.000 euro tashmë janë përgatitur, ndërsa unë u bëj apel edhe kryetarëve të tjerë të komunave të bëjnë të njëjtën gjë. Mendoj që të martën e ardhshme, në seancën e ardhshme të qeverisë, do të marrim vendim për të shpallur thirrjen për komunat që të konkurrojnë me projekte, nga informacionet që kam, mendoj se këtë herë do të jetë jashtëzakonisht e suksesshme, që të mos gjendemi në situata kur duhet të zgjasim afatin, nëse kanë ose nuk kanë leje ndërtimi, nëse kanë ose nuk kanë projekt, këtë herë afati do të jetë pak më i gjatë deri në fund të prillit, që të gjithë ata që nuk arrijnë të marrin leje ndërtimi dhe dokumentet e nevojshme, të mund të sigurojnë ato ndërkohë.
Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe i kënaqur që të gjitha ato që më parë përbënin problem për qytetarët, tani po tejkalohen dhe zgjidhen përmes këtyre mjeteve që janë rialokuar nga buxheti. Po ndërtohen rrugë, bulevarde, kopshte fëmijësh, shkolla, salla, praktikisht investime kapitale që do të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët tanë.
Edhe një herë e përgëzoj kryetarin e komunës, deputetin nga Komuna e Petrovecit, këshilltarët dhe administratën që gjithmonë punojnë me përkushtim që e gjithë kjo që po shohim sot të bëhet realitet.
Gjithashtu dua të theksoj rolin e Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, si dhe të Ministrisë së Transportit, të cilat gjithashtu marrin pjesë në këto projekte, sepse përmes tyre praktikisht realizohen mjetet financiare. Me fjalë të tjera, të kemi sa më shumë projekte të tilla dhe të angazhohemi në politikë për të krijuar. Ky është frymëzimi dhe motivi ynë.”