Microsoft do të investojë rreth 3 miliardë dollarë për të zgjeruar kapacitetin e Inteligjencës Artificiale në Indi.

Gjigandi i teknologjisë është i fundit që premtoi investime në këtë vend. India shihet si një treg kyç, dhe mjaft strategjik për investime në fushën teknologjike falë popullsisë së madhe prej më shumë se 1.4 miliardë njerëz dhe aksesit në internet me kosto më të ulët në krahasim me vendet e tjera.

Sipas ekspertëve të kompanisë ky konsiderohet si një prej investimeve më të mëdha të Microsoft, dhe do të ishte një zgjerim i madh në Indi.

Por, ky nuk është rasti i vetëm ku gjigandi i teknologjisë derdh miliarda dollarë për të investuar në vende të tjera. Microsoft ka dhënë shuma të mëdha parash në zgjerimin e kapaciteteve në të gjithë globin për të rritur infrastrukturën e Inteligjencës Artificiale dhe rrjetin e saj të qendrës së të dhënave./tvklan.al