Situata e komplikuar e Dani Olmos te Barcelona ka bërë që disa klube europiane të jenë në gatishmëri! Dhe Milani është një prej tyre!
Blaugranat të cilët vazhdojnë që të vuajnë nga vështirësitë finaciare, kanë probleme me regjistrimin e Dani Olmos. Lojtari u ble nga Laipzigu për 60 mln euro në verë dhe klubi katalans e regjistroi deri më 31 dhjetor 2024. Por tani duhet që të paraqesë garanci të reja finaciare, që mesfushori të jetë pjesë e ekipit edhe në pjesën e dytë të sezonit.
Rreziku është i madh që Barcelona ta humbasë futbollistin me parametra zero në këtë merkato dimri, nisur nga klauzola në kontratën e tij.
Mesfushori me tipare sulmuese prioritet po i jep qëndrimit te blaugrant. I pyetur nga gazetarët për situatën ai, u përgjigj: “gjithçka mirë”. Por është e paqartë se përsa kohë do të ndihet kështu.
Por nëse situata nuk zhbllokohet në ditët në vazhdim, ai nuk e hedh poshte mundësinë për t’u larguar.
Përveç interesimit të “Djallit”, informaicon për situatën e tij kanë marrë edhe Manchester City dhe Manchester United.
Milani e ka ndjekur 26-vjeçarin që kur ai ka qenë pjesë e Dinamso së Zagrebit.
Për ta pasur, kuqezinjtë janë gati që të dëgjojnë oferta për Okafor dhe Joviç, në mënyrë që të krijojnë kushtet ekonomike për futbollistin, raporton Sportmediaset.
Por konukurrenca për “Djallin”ka për të qenë mjaft e fortë dhe për momentin blerja e tij perceptohet thjesht si një ëndërr në Milanelo.