Milani e ka fituar Superkupën e Italisë.
Të hënën në mbrëmje, Milani e mposhti 3:2 Interin në finalen dramatike të Superkupës së Italisë.
Milani bëri rikthim të jashtëzakonshëm duke fituar në fund Superkupën.
Lautaro Martinez realizoi për 1:0 në të mirë të Interit në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Mehdi Taremi i dyfishoi shifrat në minutën e 47-të.
Por Milani më pas i shënoi tre golat për fitoren e madhe ndaj Interit.
Theo Hernandez në minutën e 52-të e ngushtoi rezultatin në 2:1.
Në minutën e 80-të, Christian Pulishiq i barazoi shifrat në 2:2.
Goli i tretë e që ishte edhe i fitores për Milanin e shënoi Tammy Abraham në minutën e 93-të.
Kristjan Asllani tek Interi luajti nga pjesa e dytë.
Milani tashmë ka të fituar tetë trofe të Superkupës së Italisë.
Edhe Interi ka tetë trofe të Superkupës së Italisë.