Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe homologu francez, Jean-Noel Barrot arritën sot në Damask për një vizitë të papritur.

Ata ishin ministrat e parë të Jashtëm nga Bashkimi Evropian, të cilët udhëtuan për në Siri pas rënies së regjimit të Bashar al-Assadit.

Politikanët planifikojnë të mbajnë bisedime me liderët e rinj të vendit.

“Është koha që Rusia të braktisë bazat e saj ushtarake në Siri. Ai që mbështeti regjimin e Assadit për një kohë të gjatë dhe mbylli sytë para krimeve të luftës të regjimit është Vladimir Putinit”, tha shefja e diplomacisë gjermane.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se pret që autoritetet e reja siriane të garantojnë të drejta të barabarta për gratë dhe burrat, si dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve etnike dhe fetare.

Franca, nga ana e saj, shprehu shpresën për një “Siri sovrane, të qëndrueshme dhe paqësore”.

Me këtë rast, ambasada franceze në Damask është mbyllur që nga viti 2012, por tani është rihapur.

Ndryshe, Assad raportohet pas largimit nga kryeqyteti sirian, po jeton në Moskë.