Adriana Lima ka njoftuar së fundmi se është bërë viktimë e një mashtrimi dhe ka paralajmëruar ndjekësit e saj për të mos rënë pre e këtij veprimi.

Në një postim në Instagram, modelja e njohur braziliane ka zbuluar se një person, duke përdorur emrin dhe identitetin e saj, po përpiqet të mashtrojë përdoruesit e TikTok-ut, duke u kërkuar atyre para dhe informacione të ndjeshme personale.

Personi në fjalë ka krijuar një profil të rremë, duke ofruar dhurata dhe më pas kërkuar para, si dhe informacion si numrat e kartave të kreditit dhe adresat e shtëpive.

Adriana Lima i ka bërë thirrje fansave të saj që të kenë kujdes dhe të mos ndajnë asnjë informacion personal ose financiar.

“Unë nuk do të kontaktoj kurrë ndonjë prej jush për të ofruar dhurata ose për të kërkuar para.”

Modelja gjithashtu ka kërkuar që çdo person që bie në kontakt me një profil të tillë mashtrues të denoncojë menjëherë këtë veprim të paligjshëm.