Kryeministri Hristijan Mickoski siguron se deri në fund të vitit 2025 nuk do të ketë inflacion të lartë në vend. Ai njofton se po monitorohen çmimet e produkteve ushqimore dhe nëse do të jetë nevoja do të intervenohet.
Edhe pse në eurozonë inflacioni shënon rritje prej 2.4% Kryeministri Hristijan Mickoski nuk pret që në vend të ketë inflacion të lartë deri në fund të vitit 2025. Arsye për mos rritje të inflacionit sipas Mickoskit është mos rritja çmimit të energjisë elektrike.
“Për dallim nga vendet evropiane, ku çmimi i energjisë elektrike në disa vende ishte 15-20 për qind, ne nuk e kemi rritur çmimin e energjisë elektrike, që është një input i rëndësishëm dhe ndikon në koston e produktit të përfunduar.”
Mickoski e pranon se para festive të fundvitit kishte rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, por për të njejtën thotë se po e ndjekin situatën nga afër së bashku me inspektoratin e tregut.
“Ne vitin do të duhej ta mbyllim me 3.5% inflacion vjetor. Informata është se në fund të gjysmës së dytë të dhjetorit u stabilizuan çmimet e produkteve bazë, e të cilat më duhet të pranoj se tregtarë të caktuar i rritën çmimet në mënyrë artificiale. Kjo paraqiste goditje mbi buxhetet familjare të qytetarëve. Me vëmendje e ndjekim situatën përmes inspektoratit të tregut dhe do të intervenojmë nëse kjo nevojitet. Mund të intervenojmë menjëherë nëse ka nevojë me kufizimin e çmimeve por ne nuk duam ta zbatojmë këtë instrument.”
Mickoski njoftoi se po ndërmerren të gjitha masat që standardi i qytetarëve të jetë cilësor, dhe në të njëjtën kohë njoftoi se nga marsi do të rriten pagat dhe pensionet.