MPB njofton se në Aeroportin e Shkupit është ndaluar një shtetase turke, për shkak se ka përdorur dokumente të falsifikuara belge.

“Me datë 07.01.2025 në ora 14:20 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, në dalje nga shteti, zyrtarët policorë kanë ndaluar S.D nga Republika e Turqisë, sepse gjatë kontrollit është konstatuar se ka përdorur biletë online të falsifikuar për Shkup-Stamboll dhe dokumente udhëtime belge të falsifikuar.

Ajo është ndaluar në stacionin policor në Gazi Babë për procedim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së.