Ndërrimi i viteve, drejtori i Policisë së Shtetit: Janë dëmtuar 16 persona nga fishekzjarret, ja si paraqitet gjendja e tyre
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit inspektoi pas mesnate punonjësit e Policisë që ishin në detyrë gjatë natës së ndërrimit të viteve, për të parë nga afër zbatimin në terren të masave të marra.
Gjatë vizitës, ai ka falënderuar dhe uruar punonjësit për angazhimin dhe sakrificën e tyre, duke theksuar se “bukuria e misionit tonë qëndron në sakrificën njerëzore për të mirën e qytetarëve.”
Njëkohësisht, Proda bëri me dje se si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë.
Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm:
“Njerëzit janë aseti më i vlefshëm i organizatës tonë. Të falënderoj për përkushtimin tënd ndaj misionit tonë të përbashkët. Urimet më të mira për ty dhe familjen tënde. Gëzuar Vitin e Ri 2025!”
Festimet për ndërrimin e viteve, që u zhvilluan në sheshe në të gjithë vendin kanë kaluar pa incidente. Si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të fishekzjarrëve, deri në këto momente janë dëmtuar lehtë gjithsej 16 shtetas, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar për në banesë. Nuk është raportuar asnjë ngjarje serioze, konflikt apo incident, kjo falë qytetarisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit.
Aktualisht shërbimet e Policisë po patrullojnë në qytete, akse rrugore si dhe pranë lokaleve ku vijojnë festimet.