Nuk pastrohet vetëm në Gjermani rrugët me shumë maqineri, por edhe në Gostivar. Kjo është hera e dytë që Gostivari e ka kapur seriozisht pastrimin e borës me maqineri efikase për pastrimin e borës. Siç shihen në videot e portalit TS, maqineritë duken sikur janë në vendet evropiane gjegjësisht në Gjermani ku disa maqeneri pastrojnë borën njëkohësisht.
Gostivari këtë vit ka dhënë një shembull të mirë për menaxhimin e saj me pastrimin e borës për kundër disa komunave tjera shqiptare ku janë parë maqineri jo efikase për të pastruar.
Ndryshe për dallim nga vitet tjera, ndërmarrja Rrugët e Shtetit ka dështuar me pastrimin e borës për shkak të mosmenaxhimit të mirë me tenderet./TS/