Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:30, në Shkup është arrestuar shtetasi i Turqisë, 44-vjeçari me iniciale A.S. i cili po kërkohej nga Interpoli, pasi ishte arratisur nga burgu në Turqi, kurse është i dënuar me 23 vjet burg.

“Në rrugën “Bapçor” në Shkup është privuar nga liria A.S. (44) nga Ankaraja e Turqisë, i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli në Turqi për arratisje nga burgu në Turqi. A.S. është i dënuar me 23 vjet, një muaj e 15 ditë burg për kryerjen e veprave penale të mashtrimit dhe ndërhyrjes në sistemin kompjuterik dhe ka 18 vjet, nëntë muaj e 13 ditë për të vuajtur dënimin e plotë. A.S. i është dorëzuar gjykatës kompetente për procedim të mëtejshëm lidhur me ekstradimin në Turqi”, thonë nga MPB.