Në vend të paraburgimit, Gjykata vendosi që 20 vjeçari që goditi për vdekje Frosinën me veturë ta dërgojë në Shtëpinë Korrektuese në Tetovës
Pas vendimit të Gjykatës Penale për ndërprerjen e masës së paraburgimit dhe dërgimin e 20 vjeçarit në Burgun e Tetovës, duke e trajtuer si i ri i rritur, me këtë vendim Prokuroria Publike nuk është e kënaqur.
Nga Prokuroria thonë se prokurori publik ka parashtruar ankesë dhe lënda është në procedurë ankimore.
“Gjykata Penale në Shkup ka nxjerrë aktgjykim me të cilin të pandehurit i është shqiptuar masë institucionale dërgim në Burgun Korrektues Tetovë, duke e trajtuar kryerësin si i ri i rritur. Gjatë gjithë procedurës, pikërisht me sugjerimin e prokurorit, personi është dërguar në mbajtje, dhe me rastin e shqiptimit të aktgjykimit, Gjykata e ka hequr masën paraburgimit. I pakënaqur me vendimin, duke marrë parasysh sjelljen e mëparshme të kryesit, Prokurori publik ka parashtruar ankesë dhe lënda është në procedurë ankimore”, thonë nga Prokuroria Publike.
Kujtojmë se aksidenti kishte ndodhur në bulevardin “Aradhet partizane” në Shkup, kur 20 vjeçari pa leje për vozitje e nën ndikim të alkoolit, më 29 janar kishte goditur për vdekje Frosina Kuakovën.