Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të dielën më 12.01.2025 u prit nga Ekselenca e tij Ministri i Haxhit Prof. Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah, i cili i bëri një pritje të nivelit të lartë dhe vëllazërore.
Reisul Ulema i shprehi mirënjohje të përzemërta për ftesën për pjesëmarrje në Konferencën e madhe ndërkombëtare për Haxh dhe Umre që do të mbahet në Xhedda të Arabisë Saudite me 13 – 16 Janar.
Reisul Ulema e informoi dhe për rrjedhat e organizimit të Haxhit në BFI të RMV dhe i shprehi falënderimet e thella për vizitën e që ia bëri Bashkësisë Fetare Islame në muajin Shtator të vitit të kaluar, e cila pati jehonë të madhe në RMV.
Ekselenca e tij Ministri Prof. Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah, poashtu i shprehu mirëseardhje Reisul Ulemasë dhe delegacionit të BFI-së dhe i falënderoi për përgjigjen ndaj ftesës së tij.
Më në fund u nënshkrua marrëveshja nga dy palët Ministria e Haxhit në krye me Ministrin Prof Dr. Teufik Bin Feuzan Er Rebiah dhe Bashkësisë Fetare Islame të RMV në krye me Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef Fetai, në të cilën parashihen të gjitha obligimet dhe sugjerimet në lidhje me procedurën e kryerjes së Haxhit dhe Umres në vendet e shenjta në Mekë dhe Medine.