Prej ditës së sotme qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë.
Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë zbatimi i tarifës së miratuar, e cila fillon nga 2.1 euro pa TVSH.
Sipas njoftimit, kjo tarifë do të rishikohet çdo vit, duke u përshtatur me luhatjet e kursit të këmbimit.
Aksi Thumanë-Kashar, me një gjatësi prej 30 km, u përfundua në verën e vitit të kaluar. Deri tani, qarkullimi ka qenë falas, pasi kompania ka kryer testimet e nevojshme për të shmangur krijimin e radhëve.
Kjo është rruga e dytë që paguhet në Shqipëri, pas Rrugës së Kombit gjegjësisht në Kalimash që paguhet 5 euro. (INA