Ejup Berisha

Për të pasur një politikë të mirfilltë që do të jetë
në interes dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptar këta të fundit duhet ta eliminojnë kultin e Liderit ndaj politikanëve kryesor udhëheqës të cilët janë pjesmarrës aktiv në skenën politike shqiptare. Kjo është një gjë reale që është praktikuar dhe praktikohet shumë shpesh nga ana e qyteterëve shqiptar në raport me politikanët e tyre. Pra ka qenë praktikë dhe vazhdon akoma të praktikohet veprimi që politikanët kryesor të cilët ndodhen në pozita udhëheqëse politike të vendosen në nivelin e kultit nga ana e qytetarëve shqiptar.
Nuk e di pse është bërë dhe bë
het një gjë e tillë por ajo që e di shumë mirë është se nuk është dashur dhe nuk duhet të bëhet asesi kjo gjë. Atë që e di me së miri
është se nuk ka pasur dhe nuk ka politikan shqiptar te pastër, pa mëkate dhe pa gabime në politikë. Do të themë lirisht se kush futet në politikë është jo vetëm i gabueshëm por dhe mëkatar potencial. Apo më tej lirisht do të theksoj se politikanët janë njerëz të anueshëm e jo të pa-anshëm. Këtë që e themë e dëshmon edhe praktika e jonë politike. Kjo duhet të jetë tregues se nuk duhet të vrapohet verbërisht pas politikanëve pa i analizuar mirë dhe me shum vemendje të gjitha lëvizjet, sjelljet, veprimet apo dhe akcionet e tyre që i bëjnë të njejtët në skenën politike.Ripërsëris në ambientet politike shqiptare deri tani nuk ka pasur politikan të pa-anshëm, pra gati të gjithë politikanët shqiptar të cilët kanë pasur pozita udhëheqëse kanë ditur të anojnë nga individ dhe nga grupacione të caktuara të afërta me ta. Apo gati asnjëri prej tyre nuk është munduar që ti pë
rfaqson dhe që ti mbronë me përpikmëri interesat e qytetarëve shqiptar në përgjithësi por ata i kanë përfaqsuar dhe i kanë mbrojtur interesat e veçanta në politikë. Dhe kjo gjë vazhdon që të
praktikohet akoma edhe tani nga ana e disa politikanëve shqiptar. Atëher e kamë një pyetje logjike e ajo është se kur kemi lider të tillë të cilët nuk mbajnë llogari
për interesat e të gjithë qytetarëve shqiptar si mund që këta nga ana e qytetarëve të llogariten se janë tepër të ngritur, të përkryer apo dhe të denjë për tu marrë me përfaqsimin e interesave kombë
tare shqiptare. Në fund te fundit ne jetojmë në sistem politik partiak dhe ky sistem politikanët i bën apo i tërheq më shumë që të orientohen nga pjesa e organizimit të vet partiak politik e jo nga tërësia e qytetarëve shqiptar. Vet fjala Parti don të thotë një pjesë e qytetarëve të organizuar politikisht të cilët synim kryesor e kanë që të arrijnë qe ta marrin pushtetin apo dhe të arrijnë që të ndikojnë mbi të gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme politike. Këtu pra nuk ka hapsirë të mendohet se ndonje lider politik shqiptar do të ketë vullnet që ti mbronë interesat e të gjithë qytetarëve shqiptar. Më tej nëse analizohet realiteti i deritashëm politik i shqiptarëve në rajonin e Gadishullit të Ballkanit del se gabimi më i madh i tyre është se deri tani këta vazhdimishtë kanë krijuar kulte për liderët e tyre e këta të fundit me asgjë nuk i kanë merituar ato. Duke i trajtuar politikanët si tejet te përkryer dhe shume të sukseshëm apo dhe tepër të domosdoshëm qytetarët shqiptar këta i kanë ngritur në piedestalin më të lartë të mundshëm jo vetëmse në kierarkinë politike por edhe në atë shoqërore. Ndërsa politikanët e tillë nga ana e tyre kanë ditur që të largohen nga orbita e vemendjes dhe vezhgimit të qytetarëve dhe atë aq shumë sa që të njejtët kanë arritur që tu shmangen jo vetë
mse interesave të qytetarëve por kë
ta i kanë lajthitur dhe u janë shmangur edhe interesave kombëtare shqiptare në përgjithesi. Prandaj duke i pasur parasyeshë të gjitha këto rrethana dhe ndodhi qytetarët shqiptar duhet domosdoshmërisht ti shmangen krijimit të Kulteve të liderëve dhe ndaj tyre të sillen më me kujdes dhe më me tepër vemendje sepse këta siç thashë më lartë mund të ngriten shumë lartë dhe tua kthejnë shpinën qytetarëve.E mu krijimi dhe ndjekja e kultit të Liderëve ne shqiptarëve na ka sjellur shumë probleme, vë
shtërsi, dëme dhe telashe apo na ka sjellur në gjendjen më të keqe të mundëshme si komb. Lirisht mund të thuhet se kjo na ka dërguar edhe buzëgremine. Prandaj qytetarët shqiptar duhet të vetedijsohen e të kthjellen dhe këta në krye të politikës shqiptare duhet të sjellin lider politik të ndershëm, të ndergjegjshëm dhe të përgjegjeshëm e jo lider pa karakter, të pa arsimuar dhe të pa edukuar të cilët nuk e dinë se çfar është përgjegjsia dhe përgjegjshmëria dhe më pas këtyre tu njihet privilegji i politikanëve të kultit. Dhe krejt në fund politikanët duhet të vendosen në nivelin e kultit pas përfundimit te veprimtarive të tyre politike apo pas penzionimit të tyre nga politika. Më sakte thënë pasi të bëhet analizimi dhe vlersimi se keta athua a kanë vepruar mirë dhe drejtë jo vetëm me qytetarët por edhe me qështjet e përgjithshme kombëtare sa kanë qenë aktiv në krye të politikës shqiptare, e jo gjat kohës sa të njejtët politikan merren akoma me politikë sepse gjatë kësaj kohe të gjithë janë mëkatar dhe gabimtar potencial.