Me datë 26.01.2025 në ora 12.00 në DPB Gostivar, B.B. (61) nga fshati Turçan i Vogël i Gostivarit, ka raportuar se në periudhën nga ora 19:00 e datës 25.01.2025 deri në orën 10.00 të datës 26.01.2025, në oborrin e shtëpisë së tij familjare në fshat, automjeti i tij i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Gostivarit është dëmtuar nga një plumb endacak nga arma e zjarrit. Është kryer kontrolli dhe është gjetur dhe marrë nga vendi plumbi. Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS