Në fillim të vitit 2025, psikiatri Nikola Ozhula, i cili pretendon se ka parashikuar Covid-19, bëri parashikime tronditëse për këtë vit 2025.

Ozhula, i njohur për parashikimin e tij për fitoren e Donald Trump në 2024 dhe lëvizjen Black Lives Matter, parashikon një periudhë të vështirë të mbushur me dhunë dhe krizë.

Ai thotë se nga mesi i vitit mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore, e karakterizuar nga mungesa e ndjeshmërisë njerëzore dhe dhuna e motivuar nga feja dhe nacionalizmi.

Përveç kësaj, ai parashikon sfida ekonomike për Mbretërinë e Bashkuar, të tilla si mbyllja e fermave, likuidimet e kompanive dhe rritja e inflacionit.

Përsa i përket politikës, Ozhula parashikon se kryeministri Keir Starmer do të largohet dhe do të zëvendësohet nga një grua deri në fund të vitit. Në arenën globale, përmendet rreziku në rritje për mjedisin nga rritja e nivelit të detit dhe përmbytjet e mëdha.

Pavarësisht parashikimit të zymtë, ai parashikon disa gjëra pozitive, si “suksese të mëdha” për femrat në sport, një koncert bamirësie dhe një transparencë më të mirë në pagën në vendin e punës. Megjithatë, Ozhula lë një paralajmërim se viti 2025 do të jetë i mbushur me sfida, që nuk është tamam një fillim inkurajues për vitin e ri.