Një djalosh shqiptar nga Gostivari ka realizuar ëndrrën e tij. Bëhet fjalë për Reis Fejzi i cili kishte udhëtuar në Madrid për të ndjek ndeshjen Real Madrid dhe Las Palmas (4-1) dhe mundësishtë për të takuar yllin botëror Kylian Mbappe.

Dhe, sapo arbitri vërshëlleu përfundimin e ndeshjes, djaloshi 10 vjeçar u nis drejt fushës, e dribloi sigurimin dhe takoi Mbappen, me të cilin shkëmbeu ca fjalë, duke i treguar se e admiron shumë.

Më pas, Mbappe ia ka dhuruar fanellën e tij.

I gjithë ky moment është përcjellur me emocione, lot e gëzim te Reisi, i cili ka shkrepur edhe një foto me fanellën e Mbappes.

Reis Fejzi stërvitet te shkolla e futbollit “Qendra Sportive Trajnuese ES” ose KF “ES” nga fshati Kamjan i Tetovës me trajner Elmaz Sinani.