Presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, takojnë çiftin presidencial amerikan, Joe dhe Jill Biden, shtator 2024. Foto zyrtare nga Shtëpia e Bardhë

Presidentja Vjosa Osmani e ka shpërndarë një video të takimeve që i pati vitin e kaluar me liderë dhe politikanë të shteteve aleate për Kosovën.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se 2024-ta ka qenë një vit i suksesshëm për Kosovën.

“Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare”.

“Do të vazhdojmë edhe në vitin 2025 gjithnjë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve tanë”, ka thënë Osmani.