Prokuroria Publike ka ngritur hetim dhe është shqiptuar paraburgim kundër 20 vjeçarit Vasill Jovanov i cili natën e 29 janarit, në bulevardin “Aradhat Partizane” goditi për vdekje 22 vjeçaren Frosina Kullakova nga Negotina. Jovanov veturën e tij Pezho 207 e ngiste në gjendje të dehur, me shpejtësi të madhe, pa patent shofer si dhe kishte kaluar në semafor të kuq.
– Advertisements –
Siç njoftojnë më tej nga Prokuroria, Jovanov edhe më herët ka qenë në paraburgim, gjegjësisht nga prilli deri në korrik të vitit të kaluar, dhe atë për prodhim dhe tregtim me lëndë narkotike. Pas paraburgimit, gjykata i pati shqiptuar masë edukuese dhe përmirësuese për ta dërguar në shtëpinë korrektuese në Tetovë.
Edhe në vitin 2023 kundër Jovanov ishte ngritur hetim për aksident në komunikacion, ku një person kishte përfunduar vetëm me lëndime trupore. Për tragjedinë, qytetarët kanë organizuar protestë në vendin e ngjarjes, nga ora 13. Qytetarët e anketuar nga Alsat shprehin keqardhje dhe kërkojnë që ngasësit të bëjnë kujdes, ndërsa policia të shtojë kontrollet./ Alsat.mk