Në orët e para të mëngjesit, një sasi lënde plasëse është vendosur në një biznes në Fushë-Krujë.

Policia njofton se janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit, ndërkohë që ende nuk janë të qarta shkaqet e ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 31.01.2025, në orët e para të mëngjesit, në Fushë-Krujë, janë dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Po vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.