Për shkak të mjegullës ulet dukshmëria në grykat malore Gjavatë dhe Presekë si dhe në Stracin, Prilep, Manastir, Koçan dhe Fushëgropën e Strumicës
omunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëri të ulur për shkak të mjegullës deri 100 metra ka në grykat malore Gjavatë dhe Presekë dhe në Stracin, Prilep, Manastir, Koçan dhe Fushëgropën e Strumicës.
Nga LAMM përkujtojnë se prej 15.11.2024 filloi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15.03.2025.
Intensittei i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nga ana e vendit tonë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.