Florentino Perez është rizgjedhur si president i Real Madrid edhe për katër vitet e ardhshme.
Në zgjedhjet e zhvilluara brenda klubit, 77-vjeçari nuk kishte kundërshtarë dhe rizgjedhja e tij ishte formalitet.
Perez ka qenë në krye nga viti 2000 deri në vitin 2006, vit kur dha dorëheqjen, para se të kthehej sërish tre vite më pas. Nga viti 2009 nuk ka pasur kundërshtarë në votime.
Mandati i fituar së fundmi, do të jetë i vlefshëm deri në vitin 2029, kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme.
Real Madridi ka shijuar një epokë të suksesshme nën drejtimin e Perez, duke fituar pesë tituj të La Liga-s dhe gjashtë trofe të Ligës së Kampionëve.