Të mërkurën, rreth orës 02:00 është raportuar në Polici për një përleshje mes disa personave.

Sipas njoftimit të policisë, 7 persona janë përleshur mes vete, ku dy prej tyre kanë pësuar lëndime pas shkrepjes së armës.

Ndërsa është bërë e ditur se tre persona janë ndalur, dhe 4 të tjerë gjenden ende në arrati.

“Rr. Transiti i ri Arban, Prizren 29.01.2025 – 02:00. Është raportuar se shtatë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur mes vete ku ka pasur edhe shkrepje të armës. Dy nga të dyshuarit gjenden në spital për tretman mjekësor. Është kontaktuar prokurori i cili ka lëshuar vendimin për tre të dyshuarit për ndalim për 48 orë. Katër persona të tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është ende duke u hetuar nga organet e rendit.