Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistën për 360 shkallë duke folur rreth temës që ai vetë hapi në parlament se është përndjekur nga shërbimet e sigurisë gjatë ish pushtetittë kaluar u ngatërrua me fjalët e tij.

Pohoi fillimisht se këtë e ka mësuar nga Agejnsioni i kundërzbulimit në një mbledhje të mbyllur të qeverisë por pas pyetejes shtesë të gazetarit ai tha se nuk e ka përmendur Agjensionin e kundërzbulimit që është nën ingerencë të presidentit të shtetit e jo të qeverisë.

HRISTIAN MICKOSKI- KRYEMINIISTËR

“Thjeshtë, kishim mbledhje të mbyllur të Qeverisë nga ku i obliguam personat nga Agjencia për kundër-zbulim në bazë të dyshimeve që kishim të bëjnë hetime brenda që të shihet nëse është keqpërdorur Agjencioni për kundër-zbulim ose jo.”

Gazetari: A jeni të sigurtë që këtë që e flisni është në frymë të kushtetutës dhe ligjeve të vendit? Sepse Agjencioni për Kundër-zbulim është në ingerenca të shefit të shtetit, kurse ju jeni kryeministër?

“E saktë, edhe ne kemi ingerenca tek Agjencioni për kundër-zbulim, logjikisht kemi drejtë të kërkojmë?

Shkojmë edhe një hap tutje, unë në asnjë moment nuk e përmenda që bëhet fjalë për Agjencinë për Kundër-Zbulim.”

Gazetari: Mirë, unë e thash ju e konfirmuat?

“Nuk u thash që informacionin e keni të bazuar nga Agjencioni për kundër-zbulim, jut hash se njëra nga agjencionet shtetërore të cilat merrren me këtë problematikë.”

Vec kësaj Kryeministri u pyet edhe për rastin me drejtorin aktual të ANB-së Bojan Hristovski, dhe pse vazhdon ta mbroj të njejtin.

 Mickoski ka thënë se për rastin Hristovski pritet të merr vendim edhe Prokuroria Themelore Publike.

“Prokuroria pararlajmëroi se do të ngrisë rast, të presim se si do të jetë përfundimi dhe cili do të jetë rezultati dhe …”

Gazetari: Pse për ju kjo nuk është e mjaftueshme, që të kërkoni përgjegjësi?

“Disa javë pas emrimit, respektivisht disa muaj aty ku është tregoi rezultate të mira bashkë me partnerët tanë strategjik, duke zbuluar tre raste teroriste në vendin tonë, pyetja është pse në të kaluarën nuk ishin zbuluar.”

Bojan Hristovski dyshohet se ka paraqitur diplomë false për njohjen e gjuhës angleze dhe ka dyshime për shkollimin e tij të lartë se si e ka përfunduar në kohë rekorde.