Një avion i American Airlines është përplasur në ajër me një helikopter ushtarak në Washington DC, ku të dy u rrëzuan në lumin “Potomac”.

Avioni kishte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa tre ushtarë të ushtrisë amerikane ishin në bordin e helikopterit ushtarak, raporton BBC.

Rreth 300 reagues emergjence kanë dalë në vendin e ngjarjes, me zhytës policie dhe varka që kërkojnë në ujë për të mbijetuar.

Zyrtrët policorë i kanë thënë CBS News se deri më tani ekipet kanë arritur të nxjerrin 18 trupa.

Përplasja ka ndodhur afër pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit “Reagan” rreth orës 21:00 me kohën lokale, ka bërë të diturt Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë për CBS News.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për “aksidentin e tmerrshëm” dhe ka falënderuar reaguesit e urgjencës për punën e tyre.