Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, tha se nuk do të lejojë uljen e avionëve amerikanë që transportojnë emigrantë.
– SHBA nuk mund t’i trajtojë emigrantët kolumbianë si kriminelë, shkroi Petro në X, duke shtuar se Uashingtoni duhet të dalë me një protokoll që do të lejonte “emigrantët të trajtohen me dinjitet”.
Ministria e Jashtme e Brazilit tha mbrëmë se do t’i kërkonte SHBA-së një shpjegim për “sjelljen poshtëruese” ndaj brazilianëve në fluturimet e dëbimit. Brazilianët u kthyen në pranga dhe disa pasagjerë thanë se u poshtëruan gjatë fluturimit.
Meksika njoftoi dy ditë më parë se nuk do të lejojë uljen e avionëve me emigrantë.