Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksta fliste për Gjestin dhe veprimet e tij.

Gjatë një diskutimi me një pjesë të banorëve, Xumi u shpreh se nuk po luan, pasi nëse e bën e ka lojën “shumë të rëndë, ekstrem”.

Ndër të tjera Xumi shton se ka “për ta çuar Gjestin nga gjumi me rrahjet 120”, dhe “do ta marr zvarrë nga dera”.
“Kaq po prisja, sa të hapej ai zarfi i zi. Ta dija se çfarë kishte brenda. Tani nuk kam për ta lënë unë atë. Do ta tërheq zvarrë.

E pranishme ishte Egli e cila ka ndërhyrë menjëherë.

“Kujdes me mënyrën e të shprehurit se ti mund të marrësh zvarrë kë të duash nga këtu dhe mund të dilni të dy, po burgun ke për ta bërë ti kur të dalësh, tjetri shkon në shtëpi.