Më datë 21.01.2025, në periudhën nga ora 13:30 deri në ora 14:30 në zonën qendrore të qytetit të Tetovës, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë kryer aksioni kontrollues në objektet për shitjen e veshjeve tekstile, në pronësi të A.D. (29) nga fshati Trebosh i Tetovës, pronë e M.M. (33) nga Tetova dhe pronë e M.D. (25) nga Tetova për shkak të dyshimit për veprën penale “shkelje e të drejtave të pronësisë industriale dhe shfrytëzim i paautorizuar i një ndërmarrje tjetër” të dënueshme nga neni 285 i Kodit Penal. Në të njëjtën kohë, nga objektet u morën veshje të ndryshme me logo të markave të njohura botërore. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse. TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com