Me datë 22.01.2025 në periudhën nga ora 20:30 deri në ora 20:55, në bazë të urdhëresës së gjykatës, zyrtarët policorë të DPB Gostivar, në bashkëpunim me zyrtarët policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Njësiti për Krime të Përgjithshme dhe të Dhunshme, kanë kryer bastisje në ambientet e përdorura nga personi S.A.(22) në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit, të cilat janë pronë e personit SH.A.(20) nga fshati Vrapçisht, i cili ndodhet jashtë shtetit, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale ,,torturë e kafshëve” e dënueshme nga neni 233 i Kodit Penal.  Gjatë bastisjes janë gjetur katër qen – tre të racës ,,pit bull” dhe një i racës ,,Doberman”, të cilët përdoreshin për luftime me qen.  Me personin S.A.  në stacionin policorë është zhvilluar intervistë zyrtare dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. TS