Me datë 07.01.2025 rreth orës 13.00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.L. (37) nga Tetova. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, iu gjet një pushkë automatike me stok druri dhe katër korniza pa fishekë. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës në bazë të nenit 396 i Kodit Penal – “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve apo lëndëve plasëse”. TS