Nga predhat e armëve të zjarrit të martën janë dëmtuar xhamat e një banese dhe një veture.

Në Skënderaj, një burrë u ankua në polici se gjatë natës nga të shtënat për ndërrimin e mot-moteve një predhë i ka goditur xhamin e dritares së banesës së tij.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Kurse, në Prishtinë, një burrë ka informuar policinë se nga një predhë është dëmtuar vetura e tij.

Në afërsi të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.