Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), prodhimi i energjisë bërthamore pritet të thyejë rekorde në vitin 2025 për shkak të rritjes globale të kërkesës për energji, veçanërisht nga qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale.

Për shkak të krizës klimatike, kërkohen energji që prodhohen pa shkaktuar emetime të larta. Kjo është arsyeja pse Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) në Paris parashikon një rilindje të energjisë bërthamore.

Sipas IEA-së prodhimi i energjisë elektrike nga flota botërore prej gati 420 reaktorësh bërthamorë do të arrijë një nivel të ri rekord këtë vit. Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.

IEA parashikon që prodhimi i energjisë bërthamore do të arrijë një rekord të ri në vitin 2024 dhe do të arrijë rreth 2,900 teravat në orë deri në vitin 2025, duke përbërë rreth 10% të prodhimit të përgjithshëm global të energjisë elektrike.

Aktualisht, janë në ndërtim reaktorë të rinj me kapacitet 70 gigavat dhe mbi 40 shtete po përpiqen të rrisin kapacitetet e tyre bërthamore.