Ejup Berisha

Ka kohë që në opinion shumë shpesh nga njerëz të ndryshë
m bile edhe nga pjestar të popullit shqiptar dëgjojme dhe lexojmë sharje dhe ofendime nga më të ndryshmet. Disa meshkuj shajnë dhe ofendojnë me aq lehtësi
nëna dhe gra në opinion saqë as syri prrrrt nuk ua bën. Këta meshkuj un i quaj burrecë e jo burra sepse po te ishin të tillë të njejtët nuk do ti shanin pa të drejtë dhe pa kurfar arsye nënat dhe gratë.Pyes se si është e mundur që disa individ pa fije turpi e frike shajnë publikisht nana e gra dhe atë drejtperdrejtë me fjalorin më vulgar të mundshëm. Burrat e guximshëm dhe trima nuk merren kot me femra por ata ballfaqohen burrërishte me burra. E ata të parët nëse janë meshkuj të vërtetë nuk merren me sharje dhe me ofendime të gjinisë femrore. Sharja e pabazë e
nënës apo dhe e gruas propozoj që të radhitet në mesin e veprave kundervajtëse dhe institucionet kompetente shtetërore ata që shajnë dhe ofendojnë duhet ti sankcionojnë me ligj duke u shqiptuar të njejtëve gjoba të majme. Bile unë do të propozoja që për këto vepra shumë të këqija, të tmerrshme dhe të shëmtuara të mos ketë të drejtë faljeje. Kjo për faktin se sharjet dhe ofendimet kanë të bëjnë me ruajtjen e nderit të pakontestueshë m të dy shtyllave kryesore të familjes shqiptare nënës dhe gruas. Pse njerëzit shajne dhe ofendojnë pa kurrfar turpi dhe frike në opinion këta pra këto gjëra i bëjnë sepse u mungon edukata dhe kultura elementare familjare. Dikush sharjen e konsideron si trimëri, guxim apo dhe burrëri. A e dini kush shajnë, shajnë vetëmse fëmijët dhe pleqët e nuk duhet te shajnë burrat e pjekur dhe të rritur. Më tej kush shanë dhe ofendon nëna dhe gra nuk është njeri i ndershëm por është njeriu më i pandershëm në botë. Nuk do të doja kurrë në opinion të lexoja apo dhe të dëgjoja ndonjë debat apo koment i cili përmban sharje dhe ofendime në adresë të nënave dhe grave të ndershme dhe të pafajshme. Vetëm njerëzit pa asnjë virtyt njerëzor dhe moral përdorin sharje dhe fyerje në adresë të njerë
zve të pafajshëm. O burreca në opinion komentoni me argumente me fakte dhe me dëshmi reale dhe konkrete e jo me ofendime dhe me sharje të pista. Kush shanë dhe ofendon nëna dhe gra ne fakt nuk ka bërë dhe nuk bën gjë tjetër perpos që i ka sha dhe i shanë nënën dhe gruan e vet sepse në përditshmëri çfar bën ajo edhe do të të kthehet si bumerang. Në fakt në të shumtën e rasteve fjalori i ofendimeve dhe sharjeve është produkt apo dhe pasojë e mosedukimit të fëmijeve në rininë e hershme nga ana e prindërve. Kur prindi qeshet kur fëmiu i tij i mitur shanë ky i fundit do të mendon se është duke bërë punë të madhe. Prandaj prindërit doemos duhet ti çortojnë fuqishëm fëmijët kur ata shajnë dhe ofendojnë në fazën e fëmijërisë së hershme të tyre sepse këta pastaj gjatë tërë jetës do ta bartin atë ves shumë të keq jonjerëzor me vete dhe të njëjtin do ta përdorin me shumë lehtësi. Dhe ta dini se askund nëpër botë nuk shanë nëna dhe gra, përveçse njerëzve në Ballkan duke filluar nga Serbia e deri në Shqipëri. Nëna dhe gruaja e gjithkuj në botë janë qenie të shenjta dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk guxon që ti shanë e ti ofendon ato. O burra jo mënfalni o burreca që shani dhe ofendoni nëse jeni trima dilni dhe ballafaqohuni me burra e mos të ju del pune e panevojshme me femra. Pastrone fjalorin e piste nga mendjet dhe gojët tuaja dhe tregoni pak dinjitet dhe edukatë familjare dhe njerëzore nëse i keni. Eshtë momenti dhe koha e duhur të dëshmoni pjekuri njerëzore e jo tërë jetës te jeni të papjekur dhe të pafityrë.