LSDM shprehet se e kupton revoltën e punëtorëve në sektorin publik dhe mbështet kërkesat e tyre për rritjen e pagave, duke i cilësuar ato si tërësisht të arsyeshme. Social demokratët kërkojnë nga pushteti që të rris pagat dhe të nënshkruhen marrëveshjet kolektive. “Pagat janë në stagnim, fuqia blerëse e punëtorëve po zvogëlohet dhe politikat e qeverisë së Mickoskit janë reduktuar në shërbim të interesave të ngushta të biznesit të elitës. Në 7 muajt e fundit, paga minimale mbeti e pandryshuar, derisa paga mesatare ka stagnuar. Sistemi për rritjen e pagave, i vendosur nga LSDM, është braktisur tërësisht nga pushteti aktual, që rezultoi me përkeqësim të standardit të jetesës së punëtorëve” thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së. /Alsat.mk