Pasi një ditë më parë sindikalistët kërkuan takim me kryeministrin, në të kundërtën nuk do të ndalin protestat, deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanovski tha se sapo të kthehet nga Uashingtoni ku merr pjesë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri Hristijan Mickoski do t’i ftojë në takim përfaqësuesit e SPOGJ-it, të cilët tanimë disa ditë protestojnë për rritjen e shtesës së pagave për 30%. Stojanovski në intervistë për Alsat thotë se ndonëse buxheti i shtetit është në gjendje tjetër, ka hapësirë për bisedime. Ky paralajmërim vjen pasi dje Sindikata kërkoi takim me kryeministrin dhe plotësimin e kërkesave për firmosjen e marrëveshjeve kolektive dhe miratimin e shtesave për pagat në masën e 30% për nëpunësit e disa ministrive dhe institucioneve shtetërore.
“Menjëherë sapo të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Mickoski do ti pranojë në bisedë sindikalistët që të bisedojnë për këtë çështje. Ajo që dua të them është se ne me të vërtetë kemi dialog kualitativ dhe mënyra e tillë e shpalosjes së kërkesave, për ne ishte befasuese. Konsideronim se deri tani kemi treguar korrektësi në dialogun tonë, kërkesat janë legjitime edhe pse gjendja në buxhet është krejtësisht tjetër. Por mund të konfirmoj se do të ftohen në bisedë me kryeministrin në Qeveri ku do të mund të gjejmë zgjidhje konkrete”, tha Bojan Stojanovski – VMRO-DPMNE