Kur nuk jeni në një lidhje, një nga pyetjet më të sikletshme që ju bëhet është “Pse jeni ende beqare?” Shumë e shumë prej nesh i është kërkuar t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje në momente të ndryshme të jetës dhe përgjigja nuk mund të jetë kurrë bindëse për bashkëbiseduesin tonë, pasi padyshim që po bëjmë diçka të gabuar dhe nuk ia dalim në dashuri.
Të qenit beqar, megjithatë, është krejtësisht normale.
Prandaj, kujtdo mund t’u përgjigjeni lehtësisht me një prej 10 propozimeve të zgjedhura në një artikull të revistës “Time” në bashkëpunim me sociologen Bella DePaulo.
1. “Më vjen mirë që pyet, më pëlqen shumë të flas se sa e bukur është beqaria”
Sipas sociologes, ju mund të tregoni sa krenare jeni për zgjedhjen tuaj, sepse nuk iu përmbaheni ‘normave sociale’ dhe keni arritur të ndërtoni një jetë siç e keni ëndërruar.
2. “Doja të të pyesja edhe unë ty. Pse je ende e martuar?’
Me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, vijeni personin tjetër në qendër të bisedës, duke e surprizuar.
3. “Çfarë do të thuash me këtë?”
Njerëzit shpesh “ngrijnë” kur pyeten se nga vjen pyetja e tyre, thotë ekspertja, e cila e konsideron këtë përgjigje mjaftueshëm të zgjuar dhe të qetë për ta shtyrë tjetrin të mendojë për pasojat e asaj që thotë.
4. “Ah! Ja një pyetje që nuk më është bërë kurrë më parë. Bëj shaka, e dëgjoj çdo ditë”
Bazuar në humor, ky koment i veçantë tregon, pa ofenduar, se sa e shpeshtë dhe bezdisëse mund të jetë kjo pyetje.
5. “Pyetje shumë e mirë. Kur ta zbulosh ma thuaj edhe mua”
Pesha e bisedës kalon te tjetri në një mënyrë lozonjare, duke dhënë gjithashtu një indicie se sa e pavend mund të duket pyetja e tyre.
6. “Nuk do të doja të diskutoja për jetën time personale në këtë moment”
Ju po e bëni të qartë pozicionin tuaj. Përgjigja mund të duket e papritur dhe e ashpër, por humori dhe mirësjellja nuk meritohen nga disa njerëz.
7. “Ti kujdesesh vërtet për jetën time, apo jo?”
Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje specifike, ju e ktheni sërish interesin te personi tjetër, gjë që mund të jetë mjaft e zgjuar duke i dhënë fund bisedës. Në mënyrë delikate nënkupton se pyetja është e pavend, por pa përgjigje fyese.
8. “Unë mendoj se universi ende nuk ka krijuar dikë aq të mrekullueshëm sa unë”
Është një përgjigje komike, por që tregon kaq shumë besim te vetja. Kjo tregon që jeni të kënaqur me veten tuaj dhe keni besim se personi i duhur do të vijë në kohën e duhur.
9. “Është mallkimi që më ka hedhur një shtrigë e vjetër”
Humori është mjeti më i madh i komunikimit. Ai çarmatos njerëzit dhe i bën të qartë kufijtë tuaj, pa qenë nevoja të jeni të vrazhdë. Përballimi i situatës me këtë lloj mendjelehtësie i bën të tjerët të kuptojnë se nuk kanë nevojë të shqetësohen për mirëqenien tuaj romantike.
10. “Më pëlqen të mos jem në një lidhje”
Të përballesh me të tjerët që nuk e kuptojnë se je i lumtur pasi nuk ke bërë të njëjtën zgjedhje si ata, është indinjuese. Përgjigjuni me vetëbesim për të treguar se jeni vërtet të kënaqur me zgjedhjet tuaja.