Prokurori kujdestar Publik nga PTHP – Shkup, mbrëmë ka bërë ekspertizën në vendngjarje në Rashçe të Shkupit, ku automjeti me udhëtarë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujrat e Vardarit.

Përkundër kushteve jashtëzakonisht të vështira në terren të papërshtatshëm, janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të siguruar gjurmë dhe prova me qëllim të konstatimit të shkaqeve të aksidentit – thonë nga PTHP.

“Bashkë me automjetin, nga ujrat e Vardarit janë nxjerrë tre gra që kishin ndërruar jetë. Është dhënë urdhër për autopsi. Vazhdojnë kërkimet për një person tjetër, derisa në veturë ka qenë edhe një fëmijë që ishte gjetur i lënduar jashtë automjetit dhe është dërguar në qendrën klinike. Sipas njohurive të para, automjeti drejtohej nga njëra prej viktimave. Do të jepet urdhëri për ekspertizë të automjetit” – thonë nga PTHP.

Sipas urdhërave të Prokurort Publik, bisedohet me dëshmitarë okularë të rastit si dhe me familjarë të viktimave për shqyrtuar të gjitha rrethanat – njoftojnë nga PTHP-ja.