Nën presionin e publikut dhe mediave, Qeveria ka publikuar emrat e këshilltarëve të jashtëm që e këshillojnë kryeministrin Hristijan Mickoski, por jo edhe honorarët e tyre.

Mickoski ka 17 këshilltarë, mes tyre edhe ish-funksionarë të lartë shtetërorë si Zoran Stavreski, Trajko Veljanoski, Vladimir Peshevski, si dhe ish-drejtorë të DSK-së, si Ljupço Andonovski, i cili është edhe babai i ministrit për administratë dhe digjitalizim, Stefan Andonovski.

Më poshtë është lista e këshilltarëve të Mickoskit:
• Johanes Hajdeker – Këshilltar i jashtëm, ekspert i integruar për forcimin e kapacitetit të ekipit ekonomik në zyrën e kryeministrit për përgatitjen e dokumenteve strategjike, analiza dhe këshilla për kryeministrin, si dhe koordinim me ministritë e tjera në hartimin dhe zbatimin e politikave ekonomike të qeverisë me fokus të qartë në procesin e anëtarësimit në BE.
• Cvetko Micevski – Këshilltar i jashtëm për infrastrukturën.
• Prof. Dr. Goce Naumovski – Këshilltar i jashtëm për çështje juridike.
• Prof. Dr. Lazar Jovevski – Këshilltar i jashtëm për punë dhe politikë sociale.
• Prof. Dr. Aleksandar Spasenovski – Këshilltar i jashtëm për çështjet evropiane.
• Snezhana Trpevska – Këshilltare e jashtme për përmirësimin e arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale dhe zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.
• Vladimir Peshevski – Këshilltar i jashtëm për çështje strategjike në fushën e ekonomisë.
• Zoran Stavreski – Këshilltar i jashtëm për financa dhe bankë.
• Goran Nikolovski – Këshilltar i jashtëm për çështje strategjike në fushën e sigurisë.
• Shener Biljali – Këshilltar i jashtëm për marrëdhëniet ndëretnike.
• Trajko Veljanoski – Këshilltar i jashtëm për sistemin parlamentar, politik dhe gjyqësor.
• Mimoza Rajl – Këshilltare e jashtme për kulturën.
• Ljubço Andonovski – Këshilltar i jashtëm për sigurinë kombëtare.
• Prof. Dr. Jovan Pejkovski – Këshilltar i jashtëm për shkencat politike dhe ekonomike.
• Prof. Dr. Dame Dimitrovski – Këshilltar i jashtëm për mjedisin dhe klimën.
• Igor Nikollov – Këshilltar i jashtëm për reformat në shëndetësi (nga 31.01.2025, përfundim i marrëveshjes me marrëveshje reciproke, për shkak të emërimit si ambasador).