Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në ceremoninë e lamtumirës për kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, e cila u zhvillua këtë të enjte në Katedralen Ortodokse në Tiranë “Ngjallja e Krishtit”.
“Fort të lumë janë ata që flenë te Zoti. Po te shpirti i shenjtë le të pushojnë nga punët e shumta sepse veprat e tyre flasin për ta”, me këtë citim të Apokalipsit, e nisi kryeministri Rama fjalën e tij.
Rama ka vlerësuar kontributin 33-vjeçar të kryepeshkopit në Shqipëri ndërsa tha se në të vetmen gjë që i interesonte, Kryepeshkopit në jetën kishtare “Anastasi erdhi mes nesh 33 vjet më parë si një prift nga Greqia dhe ndahet nga mesi jonë si Anastasi i Shqipërisë.
“Kisha ortodokse autoqefale e Shqipërisë është sot e ve. Kryepeshkopi Anastas e përfundoi detyrën e tij si pasrendës i apostujvve në shërbim të shprestarëve ortodoksë të Shqipërisë. Jeta e tij fort e gjatë por mbi të gjitha plot kuptimplotë, qe një jetë për mbarë kishën katolike dhe apostolike në kuptimin patristik të fjalës në atë kuptim plenar që merr në besojmë e madhe mbajtur 1700 vjet më parë nën kujdesin e Kostandinit të Madh. Plot 33 vite nga Ungjillizimi në viset e Shqipërisë, nga viti tanimë i largët 1992 deri më sot, janë një shifër tejet domethënëse. Jo vetëm simbolikisht e përputhur me moshën e Jezu Krishtit. Nga këto 33 vite, 3 shërbyen për të predikuar ngjalljen e trupit mistik të ortodoksisë shqiptare dhe plot 30 të tjera për të punuar si një zdrukthtar këmbëngulës në ringritjen e ngrehinës së shkrumbuar atoqefale të Shqipërisë. Si nag një pikëpamje e thjeshtë njerëzore, jeta e anastas Janullatosit, ishte nje jetë tërësisht e përmbushur, përderisa përmes saj u realizua ëndrra e një fëmije.
Kur isha fëmijë, kujtonte kryepeshkopi i ndjerë, nuk më mjaftonte ti jepja diçka perëndisë, por doja ti jepesha plotësisht atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte me Krishtin.
Si një hireark i një bashkësie shoqërore historike me ndikim të madh në mozaikun kombëtar shqiptar, person i kryepeshkopit Anastas dhe vepra e tij në krye të Kishës e të grigjës janë admiruar , janë bekuar, janë qortuar dhe deri janë anatemuar. Pasionet më kontradiktore janë shfaqur kur ka ardhur puna te veprimtaria publike dhe qytetare e njeriut që deshi apo nuk deshi mori mbi supe deri te zjarret e konflikteve fëminore të fqinjësisë sonë të ringjallur në të njëjtën kohë me ringjalljen e kishës, por edhe kjo më së paku dëshmon për stoicizmin e bariut. Cilësi gjithnjë e më e rrallë në një kohë e në një botë ku gjithnjë e më të shumtë janë ata që lëkunden nga fryn era ndërsa gjithnjë e më pak mundësi i jepet shpirtit të shenjtë “të fryjë nga të dojë”, siç shkruhet te Gjeneza.
Askush dhe asnjëherë nuk e vë dot në dyshim autocitetin e angazhimit baritor të Kryepeshkopit për grigjën që e gjeti të vrarë, të plagosur dhe të shpërndarë, 33 vite më parë dhe që e bashkoi në një vath që të kujton shtëpinë e përtërirë nga arratia e demonëve për të cilën flet Jezusi në Ungjillin sipas Mateut”,-tha kryeministri Rama.