Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e
Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në Shkup të kryesuar nga John Fluharty, drejtor rezident i Programit të IRI për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe përfaqësues tjerë nga IRI të pranishëm në takim si Ilina Mangova, Ana Alibegova, dhe Ana Velkovska.

“Në këtë takim diskutuam mbi çështje me rëndësi të veçantë për zhvillimin demokratik dhe politik, duke u fokusuar në organizimin e fushatave zgjedhore, proceset demokratike brenda partive dhe forcimin e demokracisë së brendshme partiake.Ky bashkëpunim dhe shkëmbim idesh pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për të avancuar standardet demokratike dhe për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur politike në rajon”, nënvizoi Ramadani.