Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuara për zhdukjen e vajzave.
Në raportin policor bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Ferizaj dhe tjetri rast në Malishevë.
Raporti policor:
Rr. Bislim Rexhepi, Ferizaj 10.01.2025 – 10:25. Një mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti në hetime.
Fsh. Drenoc, Malishevë 06.01.2025 – NN. Më 10.01.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj nga data e lart-cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Rasti në hetime.