Rast i rëndë në Tetovë, nëna e ka rrahur vajzën e saj të mitur dhe e ka lënë dy ditë të flejë jashtë shtëpisë
MPB ka njoftuar se me datë 30.01.2025 në ora 21.00 në SPB Tetovë, dy punonjëse të Qendrës për punë sociale Tetovë, kanë raportuar se gjatë kontrollit të një vajze të mitur, e cila është e regjistruar si fëmijë në rrezik dhe i lënë pas dore, e cila jetonte me nënën e saj V.B. e cila ka probleme shëndetësore, nëna ka deklaruar se ka sulmuar fizikisht vajzën e saj. Ndërsa, sipas të miturës, dy ditë ka fjetur jashtë shtëpisë. Menjëherë pas konstatimit të situatës, ata me shoqërim policor janë transportuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku V.B. është ndaluar për mjekim, ndërsa vajza e mitur është konstatuar me lëndime fizike dhe do të kujdeset nga një familje kujdestare.