Real Madridi e ka shënuar fitoren e radhës në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan 5:1 në shtëpi ndaj ekipit austriak, Salzburg.

Rodrygo kaloi vendasit në epërsi në mintuën e 23-të të ndeshjes, pas asistit nga Bellingham.

Kombinimi i dy lojtarëve në golin e parë, ndodhi edhe në të dytin në mintuën e 34-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Kylian Mbappe e trefishoi epërsinë në minutën e 48-të, para se Vinicius Junior të shënonte për 4:0.

Sulmuesi brazilian shënoi edhe në minutën e 77-të për 5:0, para se mysafirët të shënonin golin e nderit tetë minuta më pas nëpërmjet Bidstrup.

Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e 16-të të ndeshjes.

Në anën tjetër, Salzburgu mbetet i 34-ti me tri pikë dhe pa gjasa për kualifikim tutje.