Do të ketë reforma strukturore në shëndetësi me qëllim qytetarët të ta marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Kryeministri Mickoski paralajmëroi mbi 1000 punësime të reja në shëndetësi.

“Tani do të vijojnë reforma strukturore në këtë proces dhe mendoj se me kalimin e kohës qytetarët do ta marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor. Këtu ju lutem të mos i harrojmë edhe specializantët për të cilët thamë se do të punësohen, siguruam mjete për ta dhe të njëjtët do të punësohen, të mos jetë kaos siç ishte deri më tani. Të mos harrojmë se do të kemi mbi 1000 punësime të reja, diçka që e premtoi edhe ministri i shëndetësisë. Procedura ka filluar, duhet të përfundohen hapat formale, kështu që do t’i kushtojmë shumë vëmendje shëndetësisë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.