Cristiano Ronaldo e ka shënuar golin e 920 në karrierën si futbollist profesionist, dhe të 14-tin e edicionit aktual në Arabinë Saudite.

Ai shënoi për 3:1 në minutën e 87-të ndaj Al Fateh, në ndeshjen e xhiros së 17-të.

Me këtë gol, Ronaldo tashmë është vetëm 80 gola larg shifrës prej 1000 golave të shënuar në karrierë.

Superylli portugez është pjesë e Al-Nassr që nga dhjetori i vitit 2022, derisa më herët në Europë ka luajtur për Real Madridin, Manchester Unitedin, Juventusin dhe Sportingun e Lisbonës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume