Situata me gripin stinorë pasqyrohet me mbushjen ambulancave dhe spitaleve në vend. Më të prekur janë fëmijët, ndërsa klinika për sëmundjen e mushkërive të fëmijëve në Kozle po punon me kapacitete të përforcuara me qëllim që të kryejë deri në 200 kontrolle në ditë për fëmijët që kryesisht janë të prekur në pjesën respiratore. Nga kjo klinikë thonë se mëngjesin e sotëm kishte të shtrirë 75 pacientë, por sipas zëdhënëses së këtij spitali, ky numër lëviz dhe autoritetet spitalore vazhdimisht punojnë për sigurimin e shtretërve të lirë dhe ofrimin e shërbimeve për pacientët. /Alsat.mk