Kryeministri Mickoski ka paralajmëruar reagime të ashpra nëse nga tregtarët konstatohen rritje të cmimeve.

Ai pret që tregtarët të vazhdojnë me uljen e çmimeve të produkteve, që paraprakisht ishin rritur nga tregtarët në llogari të lirimit të prodhimeve që ishin përfshirë me aksionin “Shporta e Vitit të Ri”

“Nëse dikush mendon se nuk jemi duke e ndjekur këtë, gabohet. Nëse I shohim profitet e zinxhirëve tregtarë do të vijnë në konkludim se në mesin e kompanive më të suksesshme 10, 15, 20 janë tregatërt, kurse konjuktura e biznesit nuk është ndryshuar, nuk është rritur në mënyrë ddramatike konsumimi, e as që ka metoda inovative, por bëhet fjalë për rritje të çmimeve dhe kjo nuk është gjë e mirë. Jemi duke e ndjekur këtë ditë për dite përmes Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe ashpër do të reagojmë nëse shohim se po ndodhin dukuri të këtilla të padëshiruara” – tha Mickoski.